image Erolld Belegu ka disa fjalë për kritikët e muzikës së tij

Bota e Yjeve

Erolld Belegu ka disa fjalë për kritikët e muzikës së tij

news image

Krahas angazhimeve të tjera, biznesmeni, Erolld Belegu, po gjen kohë t’i përkushtohet edhe muzikës.

Kënga të cilën e publikoi vetëm pak muaj më parë ‘E bukur pa zemër’, mori komente nga më të ndryshmet.

Në rrjetet sociale, nuk munguan as kritikat.

Ndërkaq, “Një mijë fjalë” titullohet kënga e re e Belegut.

Ai shtoi se në të ardhmen do të ketë edhe disa projekte muzikore nga ana e tij, të cilat do të vijnë me bashkëpunëtorët e njëjtë.

‘S’kam kurfarë pretendimesh në muzikë, jam marrë me botën e muzikës, jam marrë me këngëtarë me këngëtare edhe qai rrethi i bashkëpunëtorëve, m’kanë ndihmu me realize një qejf temin. Pare s’i kam marrë kërkujt. Kush ka qejf me m’dëgju bujrum, kujt nuk i pëlqen, mos ta dëgjon edhe u kry puna’, thotë ai.

/GazetaSinjali/