image Erdogan kërcënon sërish Finlandën dhe Suedinë për anëtarësimin në NATO

Botë

Erdogan kërcënon sërish Finlandën dhe Suedinë për anëtarësimin në NATO

news image

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka paralajmëruar se Ankaraja ende mund ta bllokojë procesin nëse Suedia dhe Finlanda dështojnë t’i përmbushin kërkesat e tij.

Këto deklarata Erdogan i bëri dy ditë pasi u pajtua të heq bllokadën për anëtarësimin në NATO të dy shteteve, raporton The Guardian.

Ai ka thënë në samitin e NATO-s në Madrid se marrëveshja 10 pikëshe me palët nordike ishte fitore për Ankaranë dhe adresonte të gjitha çështjet.

Ai veçanërisht theksoi përmbushjen e kërkesës së Turqisë nga Suedia dhe Finlanda që të ekstradojnë të dyshuarit për terrorizëm me lidhje me grupet kurde ose me rrjetin e klerikut Fethullah Gulen.

Por, Erdogani shtoi se nëse dy shtetet nordike nuk mbajnë premtimet e tyre, parlamenti turk mund të refuzojë të ratifikojë marrëveshjen e arritur të martën. Pranimi në NATO duhet të aprovohet zyrtarisht nga 30 shtetet anëtare, e cila i jep secilit të drejtën e vetos.

/GazetaSinjali/