image Emërohet Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës

Politikë

Emërohet Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës

news image

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar tri vendime, ndër to edhe emërimin e Kryeinspektorit të Inspektoratit të Punës.

Me propozimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Nikçi është emëruar në këtë pozitë për një mandat katër vjeçar.

“Sipas vendimit, z. Hekuran Nikçi është emëruar në këtë pozitë për një mandat katër vjeçar. Kryeinspektori i emëruar sipas këtij vendimi do të kryejë detyrat dhe funksionet e përcaktuara me Ligjin për inspektoratin e punës”, thuhet në komunikatën e ZKM-së.

/GazetaSinjali/