image Eman Rrahmani kritikon zgjedhjet e brendshme në VV, flet edhe për përjashtimin e kandidaturave

Politikë

Eman Rrahmani kritikon zgjedhjet e brendshme në VV, flet edhe për përjashtimin e kandidaturave

news image

Deputeti nga radhët e VV-së, Eman Rrahmani ka hedhur kritika ndaj zgjedhjeve të brendshme të VV-së.

Në Debat Plus, ai tha se këto zgjedhje do duhej të organizoheshin më mirë.

Sipas tij, nuk është dashur të përjashtohen disa kandidatë për arsye.

Veç kësaj, ai tregoi se kush e bëri këtë përzgjedhje. Bëhet fjalë për kryesinë e partisë.

“Kryesia e Vetëvendosjes i ka shqyrtuar kandidaturat. Nuk e di se si i kanë diskutuar ato. Por nuk mendoj se disa prej tyre është dashur të përjashtohen pa arsye”, tha ndër të tjerash ai.

/GazetaSinjali/