image Elon Musku zbulon çfarë ha çdo mëngjes

Bota e Yjeve

Elon Musku zbulon çfarë ha çdo mëngjes

news image

Elon Musk ka zbuluar se ai ha petulla të ëmbla për mëngjes çdo ditë.

Ai e shkroi këtë në Twitter në përgjigje të një postimi të Peter Diamandis, një mjek dhe drejtor ekzekutiv i organizatës “XPRIZE”.

“Sheqeri është helm”, shkroi Diamandis, duke e shtyrë Muskun të tregojë zakonet e tij të të ngrënit.

“Unë ha një petull çdo mëngjes. Jam ende gjallë”, ka shkruar Musk.

“Mirë, Elon, më lejoni të jem më specifik. Sheqeri është një helm me veprim të ngadaltë”, shkroi më pas Diamandis.

Që Musk ha rregullisht petulla për mëngjes, nuk është befasuese duke pasur parasysh komentet e tij të mëparshme për zakonet e të ngrënit.

“Më mirë do të ha ushqim të shijshëm dhe të jetoj një jetë më të shkurtër”, pati thënë Musk në vitin 2020.