image Elon Musk prezanton për herë të parë robotin e tij humanoid, kaq do të kushtojë

Teknologji

Elon Musk prezanton për herë të parë robotin e tij humanoid, kaq do të kushtojë

news image

Miliarderi teknologjik Elon Musk ka prezantuar prototipin më të fundit të një roboti humanoid që po zhvillohet nga kompania e tij e makinave elektrike Tesla. Optimus u shfaq në skenë në një event të Silicon Valley, ku përshëndeti me dorë audiencën dhe ngriti gjunjët.

Musk tha se roboti ishte në proces pune, por mund të jetë në shitje për publikun pas disa vitesh.

Robotët e tregut masiv të Tesla-s do të testohen duke punuar në fabrikat e makinave, thonë inxhinierët e kompanisë. Prototipi u ngjit në skenë gjatë një prezantimi vjetor të Ditës së Tesla AI [inteligjencës artificiale]. Njerëzve iu shfaq një video e Optimus duke kryer detyra të thjeshta, të tilla si ujitja e bimëve, mbajtja e kutive dhe ngritja e shufrave metalike.

Musk tha se robotët do të prodhohen masivisht, me një kosto më të ulët se 20,000 dollarë (17,900 £) dhe do të jenë të disponueshëm brenda tre ose pesë viteve.

“Është me të vërtetë një transformim themelor i qytetërimit siç e njohim ne,” vazhdoi ai.

Investitorët dhe analistët financiarë kanë shprehur skepticizëm se Tesla do t’i drejtohet robotikës, duke e këshilluar që të fokusohet, në projekte më afër biznesit kryesor të Tesla-s, makinat elektrike. Por Musk tha se donte të zgjidhte një nga problemet më të vështira të inteligjencës artificiale: si të krijonte një makinë që mund të zëvendësojë një njeri.

Sipërmarrësi, i cili dikur paralajmëroi se inteligjenca artificiale është një kërcënim për njerëzimin, tha se Tesla dëshironte të sigurohej që kalimi në një shoqëri ku robotët kryenin punën dhe njerëzit korrnin përfitimet, ishte një tranzicion i sigurt.

“Ne gjithmonë duam të jemi të kujdesshëm që të mos shkojmë në rrugën e Terminatorit,” paralajmëroi ai, duke iu referuar një filmit të suksesshëm.

/GazetaSinjali/