image Elon Musk kërcënon se do të heqë dorë nga blerja e Twitter

Teknologji

Elon Musk kërcënon se do të heqë dorë nga blerja e Twitter

news image

Elon Musk ka kërcënuar se do të braktisë blerjen e Twitter, duke akuzuar kompaninë e rrjetit social se po pengon kërkesat e tij për të mësuar më shumë mbi bazën e përdoruesve.

Në një letër të dorëzuar te rregullatorët, miliarderi thotë se ka të drejtë të bëjë matjet e tij për të ashtuquajturat llogari të rreme.

Letra formalizon një mosmarrëveshje që është përfolur prej javësh, pasi Musk deklaroi se marrëveshja 44 miliardë dollarëshe për blerjen e Twitter ishte në pritje.

Rrjeti social ka mbrojtur të dhënat lidhur me këto llogari, por Musk këmbëngul se ato përbëjnë një përqindje më të lartë sesa 5% i përdoruesve të përditshëm që Twitter raporton publikisht.

/GazetaSinjali/