image Ekzekutohet shqiptari në Athinë, plagoset një tjetër, u qëlluan me breshëri plumbash në lokalin ku po pinin kafe

Rajon

Ekzekutohet shqiptari në Athinë, plagoset një tjetër, u qëlluan me breshëri plumbash në lokalin ku po pinin kafe

news image

Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një sulmi mafioz të ndodhur në vendin e quajtur Thrakomaqedones në veri të Athinës.

Sipas burimeve policore, dy personat ndodheshin në një kafe në momentin që u qëlluan nga një makinë në lëvizje. Si pasojë e disa të shtënave, një shtetas grek me orgjinë shqiptare ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Viktima është identifikuar si Irakli Davella, pronar i një lokali në zonën Peristeri të Athinës.

Ndërsa personi tjetër, Edi Lolo ka marrë plagë dhe është dërguar me urgjencë në spital. Ai ka marrë plagë në kokë dhe bark.

Policia ka nisur një operacion për gjetjen e autorëve, por ende nuk ka mundur të bjerë në gjurmët e tyre.

/GazetaSinjali/