image Ekstradohet për në Shqipëri shtetasi kosovar i dënuar me 7 vjet burg për drogë

Shqipëri

Ekstradohet për në Shqipëri shtetasi kosovar i dënuar me 7 vjet burg për drogë

news image

Është ekstraduar për në Shqipëri shtetasi kosovar B.G. (53) që ishte dënuar nga Gjykata e Lezhës me 7 vjet burgim për “prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

B.G. ishte arrestuar në vitin 2017 në fshatin Rrilë të Lezhës dhe ishte dënuar më pas me 7 vjet burgim. Ai ka edhe mbi 4 vjet burg për të vuajtur.

53-vjeçari është arrestuar në Kosovë dhe është ekstraduar në Shqipëri.

“Si rezultat i koordinimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe autoriteteve policore kosovare, është arrestuar në Kosovë dhe është ekstraduar drejt Shqipërisë, shtetasi B.G., 53 vjeç, lindur dhe banues në Kosovë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë e ka dënuar me 7 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet, 1 muaj e 14 ditë burgim. Ky shtetas është dënuar si bashkëpunëtor për trafikimin e një sasie lënde narkotike të kapur gjatë një operacioni policor, të zhvilluar në vitin 2017, në fshatin Rrilë, Lezhë”, thuhet nga Policia e Shqipërisë.

/GazetaSinjali/