image Ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë i kërkuari për drogë

Siguri

Ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë i kërkuari për drogë

news image

Sot është ekstraduar nga Shqipëria në Kosovë një person i dyshuar që po kërkohej me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për B.K., 35-vjeçar, i cili ishte në kërkim nën dyshimet për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

I dyshuari iu është dorëzuar autoriteteve të Kosovës në pikën kufitare në Vërmicë, ku nga aty i njëjti është dërguar në Gjykatën në Prizren.

Sinjali mëson se gjyqtari i procedurës paraprake ka marrë vendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

/GazetaSinjali/