image Eksperti francez thotë se Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën

Evropë

Eksperti francez thotë se Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën

news image

Njëri nga ekspertët e zgjerimit të Bashkimit Evropian, Christian Lequesne, ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk mund të anëtarësohen në BE nëse nuk e njohin sovranitetin e njëra-tjetrës.

Profesori francez Lequesne, ka folur për mundësitë e hapjes së negociatave për anëtarësim të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe pamundësinë e anëtarësimit të Serbisë pa i normalizuar raportet me Kosovën.

Ai tha se negociatat dhe arritja e një marrëveshjeje mes dy vendeve mundëson integrimin nëpër procese evropiane si dhe forcon sundimin e ligjit.

Tutje ai theksoi se disa shtete kanë përceptim të gabuar të cilat nuk pranojnë Kosovën në BE për shkak të popullsisë myslimane.

“Nuk shoh ndonjë mundësi reale që Kosova dhe Serbia të anëtarësohen në BE nëse nuk e njohin sovranitetin e njëri-tjetrit. Normalizimi i marrëdhënieve nën ndërmjetësimin e BE-së ka qenë një hap shumë pozitiv, por kjo nuk është e mjaftueshme. Hapi tjetër duhet të jetë njohja. Nëse Beogradi dhe Prishtina nuk e pranojnë këtë hap të ri, nuk do të ketë anëtarësim. BE mund të ndihmojë të dy vendet të shkojnë në këtë drejtim, por përgjegjësia përfundimtare është në të dy kryeqytetet”, tha ai ndër të tjera./ Gazeta Sinjali/