image Eksod te Barcelona: Klubi spanjoll hedh në shitje nëntë futbollistë

Futboll

Eksod te Barcelona: Klubi spanjoll hedh në shitje nëntë futbollistë

news image

Barcelona thuhet se do të nxjerrë nëntë lojtarë në shitje, përfshirë Frenkie de Jong këtë verë, pasi trajneri Xavi kërkon të rindërtojë skuadrën e tij pas një sezoni zhgënjyes.

Bosi Xavi ka qenë shumë i qartë se ata duhet të sjellin përforcime për të sfiduar Real Madridin për titullin e La Liga-s dhe për të konkurruar sërish në Ligën e Kampionëve.

Gjigantët katalanas megjithatë do të detyrohen të shesin lojtarë për të sjellë nënshkrime të reja – prandaj një listë e tërë yjesh do të jetë në dispozicion.

Një raport në Marca, sugjeron që Neto, Clement Lenglet, Sergino Dest, Oscar Mingueza, Samuel Umtiti, Frenkie de Jong, Riqui Puig, Memphis Depay dhe Martin Braithwaite do të vihen në dispozicion këtë verë.

/GazetaSinjaliSport/