Tre persona përfunduan në prangat e Policisë në Prizren, mbrëmë pas mesnate, pas një kontrolli rutinë nga një njësi policore e stacionit policor. Të dyshuarit u kapën me një sasi të kokainës, që dyshohet se ishte e përgatitur për shitje dhe shpërndarje. Ndaj tyre u urdhërua masa e ndalimit policor dhe inicimi i hetimit, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personat e arrestuar janë Tuncay Flugini, Ismet Alaybeg dhe Emre Jilta.
Zyrtarët policorë kanë verifikuar të dyshuarit dhe kanë kontrolluar veturën e tyre, në të cilën kanë gjetur një sasi të substancës narkotike të dyshuar kokainë, të ndarë në mbi 15 doza të ndryshme.
Droga që iu gjet të dyshuarve është sekuestruar, e po ashtu edhe automjeti – ndërsa të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave policore, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe brenda afatit ligjor do të ndërmerren veprimet e nevojshme.
Shënim: Personat apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.