image Ekskluzive: U identifikua si autori i zjarrvënies – ky është i dyshuari për djegien e lokalit “Water Boutique” në Prishtinë

Ekskluzive

Ekskluzive: U identifikua si autori i zjarrvënies – ky është i dyshuari për djegien e lokalit “Water Boutique” në Prishtinë

news image

Personi që dyshohet se i vuri flakën lokalit “Water Boutique” në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë ka rënë në pranga.

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për Ndriqim Krasniqin (1997), i cili u identifikua dhe arrestua nga njësitet hetimore pas hetimeve intensive.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 22 prillit 2025, rreth orës 20:00, kur pronari i lokalit, Gani Balaj, kishte raportuar në Policinë e Prishtinës se persona të panjohur i kishin vënë zjarr biznesit të tij.

Fatmirësisht nuk pati të lënduar, por dëmet materiale të shkaktuara kapin shumën prej rreth 20 mijë euro. Incidenti tronditi komunitetin e biznesit në zonë dhe u regjistrua si rast i “Zjarrvënies së qëllimshme”.

Pas mbledhjes së dëshmive dhe analizës së provave, më 23 prill hetuesit arritën të identifikojnë Ndriqim Krasniqin si të dyshuarin kryesor, duke siguruar prezencën e tij për intervistim. Më pas, me vendim të Prokurorit të çështjes, ai është ndaluar dhe dërguar në qendrën e mbajtjes.

Rasti po trajtohet me prioritet nga autoritetet hetimore për të zbardhur motivet që çuan në aktin e zjarrvënies.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/