image Ekskluzive: Tjetër vjedhje në rrugën “Vicianum” – Të njëjtit hajna, i njëjti lokacion, kësaj radhe shënjestër bëhen pasqyrat

Ekskluzive

Ekskluzive: Tjetër vjedhje në rrugën “Vicianum” – Të njëjtit hajna, i njëjti lokacion, kësaj radhe shënjestër bëhen pasqyrat

news image

Rruga “Vicianum” në Prishtinë po shndërrohet në epiqendër të vjedhjeve të çuditshme. Pas rastit të raportuar dje për vjedhjen e dy palëve goma nga një garazh banimi, një tjetër incident është regjistruar sot – dhe sërish me stil të ngjashëm: këta hajna nuk morën veturën, por xhamat e pasqyrave anësore.

Burime të Gazeta Sinjali bëjnë me dije se më 30 prill 2025, rreth orës 10:30, një qytetar, E.D., ka raportuar se i janë vjedhur xhamat e pasqyrave anësore të veturës së tij BMW X1, me targa 01-724-IY, teksa ajo ishte e parkuar në të njëjtën zonë ku dje ndodhi vjedhja e gomave.

Sipas informacioneve, i dëmtuari ka njoftuar Policinë, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa më pas është udhëzuar të paraqitet në Stacionin Policor për procedura të mëtejshme.

Prokurorja kujdestare, është vënë në dijeni dhe ka urdhëruar që rasti të inicohet si vjedhje në përputhje me nenin 313 të Kodit Penal.

Rasti po ngjall dyshime të forta se mund të kemi të bëjmë me të njëjtën dorë kriminale, e cila brenda dy ditësh ka goditur dy herë në të njëjtin lokacion – një herë duke marrë goma e herën tjetër pasqyra.

Policia po shqyrton pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për të zbuluar identitetin e të dyshuarve.

Gazeta Sinjali po ndjek me prioritet këtë zinxhir ngjarjesh dhe do të raportojë menjëherë për çdo zhvillim të ri.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/