Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të së mërkurës në qendër të Prishtinës, ku një person dyshohet se ka tentuar të kryejë vrasje me armë zjarri, për fat pa pasoja në jetë njerëzish.
Burime të Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë me dije se më 02.07.2025 rreth orës 01:30, është raportuar për gjuajtje me armë në rrugën “Nazim Gafurri”, afër lokalit “Hamburger Noari”.
Viktima, K. D., ka deklaruar se përderisa ndodhej pranë lokalit, një person me të cilin kishte pasur konflikte në të kaluarën, ka shtënë disa herë me armë në drejtim të tij. Për fat të mirë, ai nuk ka pësuar lëndime.
Pas sigurimit të pamjeve nga kamerat e sigurisë të lokaleve përreth, Policia ka arritur të identifikojë të dyshuarin si L. S.
Sipas incizimeve, i dyshuari shihet duke shtënë me armë në drejtim të viktimës, pastaj në ajër, e më pas e ndjek për disa metra përgjatë rrugës “Afrim Loxha”, ku gjuan edhe dy herë të tjera në drejtim të tij.
Pas sulmit, i dyshuari largohet nga vendi i ngjarjes me ndihmën e një personi tjetër ende të paidentifikuar, me një motoçikletë.
Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar katër gëzhoja të armës së zjarrit.
Në konsultim me Prokuroren e Krimeve të Rënda, rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë” dhe hetimet janë në zhvillim të plotë për kapjen e të dyshuarit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!