image Ekskluzive: Të shtëna me armë zjarri në rrugën “Ismet Asllani” në Prishtinë – Gjendet një pistoletë dhe gëzhojat në vendin e ngjarjes

Ekskluzive

Ekskluzive: Të shtëna me armë zjarri në rrugën “Ismet Asllani” në Prishtinë – Gjendet një pistoletë dhe gëzhojat në vendin e ngjarjes

news image

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se mëngjesin e sotëm është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Ismet Asllani” në Prishtinë.

Burime të sigurta brenda strukturave të sigurisë bëjnë me dije se njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur një armë me gaz (pistoletë) dhe tri gëzhoja.

Sipas informacioneve të para operative, përveç njësisë së parë të reagimit, edhe njësi të tjera janë duke dalë në terren, për të hetuar rrethanat e incidentit dhe për të identifikuar të përfshirët.

Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar me detaje të reja, sapo të konfirmohen nga autoritetet.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/