image Ekskluzive: Sinjali sjellë emrat e shtatë të arrestuarve në aksionin kundër drogës në Gjakovë e Deçan

Ekskluzive

Ekskluzive: Sinjali sjellë emrat e shtatë të arrestuarve në aksionin kundër drogës në Gjakovë e Deçan

news image

Aksioni antidrogë i Prokurorisë Themelore në Pejë në koordinim me Policinë e Kosovës që u zhvillua sot në Deçan e Gjakovë, rezultoi me arrestimin e shtatë personave të dyshuar dhe sekuestrimin e mbi 100 kilogramë drogë, bimë të marihuanës dhe kokainë, në vlerë prej 600 mijë euro. Gazeta Sinjali raportoi sot me detaje për këtë aksion, ndërsa tash sjellë ekskluzivisht emrat e shtatë personave që ranë në prangat e Policisë.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë të ditur identitetin e personave të arrestuar, të cilët tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Të arrestuarit dyshohen për veprat penale: “Kultivimi i bimës se hashashit, shkurres se kokainës apo kanabisit” dhe  “Blerja, posedimit, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sinjali mëson se bastisjet në komunën Gjakovës janë bërë në rrugën Yll Morina, ku janë sekuestruara rreth 500 gramë narkotikë të dyshuar të llojit kokainë.

Ndërsa gjatë bastisjes në komunën e Deçanit, në fshatin Maznik dhe Baballoq, janë sekuestruara dhe asgjësuar rreth 180 bimë të mbjella të narkotikëve të llojit marihuanë, në sasi totale mbi 100 kilogramë.

Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar edhe armë, telefona, para kesh dhe prova tjera materiale të cilat do shërbejnë si prova në rast.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/