image Sinjali sjellë emrat e pesë të arrestuarve gjatë aksionit kundër drogës në Prizren

Siguri

Sinjali sjellë emrat e pesë të arrestuarve gjatë aksionit kundër drogës në Prizren

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një operacion të Antidrogës në Prizren, që rezultoi me pesë persona të arrestuar për shitje dhe shpërndarje të substancave narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Sinjali mëson se të dyshuarit u ndaluan në Prizren, derisa po lëviznin me një veturë të tipit Audi.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se të dyshaurit janë Emil Tarakaj (25-vjeçar), Vullnet Susuri (26-vjeçar), Loris Nishori (24-vjeçar), Durim Mazreku  (23-vjeçar) dhe Tymer Lakushi (19-vjeçar).

Sinjali raportoi ekskluzivisht pas arrestimit të të dyshuarve, Policia ka kryer bastisje me urdhër të prokurorit dhe aprovim të gjyqtarit të procedurës paraprake në Prizren. Kontrolli u krye në një lokal në rrugën “Ismail Kryeziu” dhe në një banesë në rrugën “Faik Konica”, ku është gjetur edhe një armë tjetër e zjarrit dhe disa qese me narkotikë.

Sipas burimeve të Sinjalit, Policia ka arritur që në cilësi të provave të sekuestrojë tri armë, municion, tetë qese me narkotikë, të llojit marihuanë e kokainë, peshore elektronike e pako me rizlla.

Sinjali mëson se pas arrestimit, pesë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, me urdhër të prokurorit.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/