image Ekskluzive: Rezultati i hetimit për aksidentin hekurudhor ku mbeti e vdekur 17-vjeçarja në Klinë

Ekskluzive

Ekskluzive: Rezultati i hetimit për aksidentin hekurudhor ku mbeti e vdekur 17-vjeçarja në Klinë

news image

Më 17 shtator të vitit 2019 një tren i udhëtarëve në relacionin Pejë-Prishtinë kishte goditur një 17-vjeçare duke e lënë të vdekur.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, Komisioni Hetimor për Aksidente ka konstatuar se aksidenti ka ardhur pasi që këmbësorja nuk ka respektuar dispozitat e Ligjit për Trafikun Rrugor.

Gazeta Sinjali ka siguruar eksluzivisht raportin përfundimtar të hetimit të këtij aksidenti, ku konstatohet se këmbësorja ishte shkaktare.

“Shkaku kryesor i kësaj fatkeqsie është dalja e këmbesores në kryqezimin e vijes hekurudhore me infrastrukturen rrugore në të njëjtin nivel dhe në të njëjtën kohë kur po kalonte edhe treni i udhëtarëve dhe mosrespektimi i dispozitave të Ligjit Nr. 05/L-088 për Rregullat e Trafikut Rrugor nga ana e kembesores”, thuhet në këtë raport.

Gjatë hetimeve të këtij aksidenti, komisioni ka gjetur se te linja hekurudhore Shëngjergj-Klinë ndodhet shenja për paralajmërim me zë, për njoftimin e pjesëmarrësve në trafikun rrugor se një tren po i afrohet vendkalimit.

Në këtë raport po ashtu thuhet se gjendja e infrastrukturës hekurudhore ku ka kaluar treni ka qenë e rregullt.

“Gjendja e infrastruktures në vendkalimin hekurudhor në Klinë ka qenë e rregullt dhe në këtë kuptim nuk janë vërejtur parregullësi të cilat kanë mundur të ndikojnë negativisht në sigurinë e transportit hekurudhor”, thuhet në analizën e këtij aksidenti.

Sipas të këtij raporti, 2 minuta para se të ndodhte aksidenti, në orën 12:35 drejtuesi i trenit ka filluar të ngadalësojë trenin për shkak se ka qenë afër stacionit të pritjes. Kurse në orën 12:37 treni ka goditur këmbësoren me pjesen e djathtë të lokomotives në momentin e daljes nga vendkalimi. /GazetaSinjali/