image Ekskluzive: Polici e shkrep armën aksidentalisht në HIB Petrol në Mitrovicë të Jugut, IPK nis hetimet

Ekskluzive

Ekskluzive: Polici e shkrep armën aksidentalisht në HIB Petrol në Mitrovicë të Jugut, IPK nis hetimet

news image

Një incident i rëndë ka ndodh në pompën e derivatesh HIB Petrol në afërsi të Mitrovicës së Jugut, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Një polic, siç merr vesh Gazeta Sinjali e ka shkrepur aksidentalisht armën e tij zyrtare.

Sipas informacioneve të para, plumbi ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Siç zbulon Gazeta Sinjali është dëmtuar vetura zyrtare e policisë.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës.

“IPK është e njoftuar nga Policia për një rast shkrepje aksidentale te armës që raportohet të ketë ndodhur sot në një pompë të derivative në afërsi të Mitrovicës së Jugut”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Hetuesit e IPK-së kanë filluar të ndërmarrin veprimet fillestare hetimore në koordinim më prokurorin e rastit.

IPK thotë se veprimet tjera do të ndërmerren konform autorizimeve ligjore të Inspektoratit Policor.

/GazetaSinjali/