image Ekskluzive: Përplasje me grushte dhe gjuajtje me armë në një banesë në Prishtinë – dy të dyshuar në mbajtje

Ekskluzive

Ekskluzive: Përplasje me grushte dhe gjuajtje me armë në një banesë në Prishtinë – dy të dyshuar në mbajtje

news image

Një incident i rëndë është shënuar më 09 qershor 2025 në lagjen me banim kolektiv në rrugën “Ismail Dumoshi” në Prishtinë, ku janë përfshirë dy persona dhe është përdorur armë zjarri, shkruan Gazeta Sinjali.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se në këtë rast janë përfshirë A.D. dhe B.G. të cilët dyshohet se janë përleshur fizikisht mes vete, përballje kjo që ka eskaluar deri në përdorim të armës së zjarrit.

Policia është njoftuar rreth orës 17:00 për të shtëna në lokacionin e lartpërmendur dhe me të arritur në vendin e ngjarjes ka konstatuar se B.G. ishte i gjakosur. Sipas deklarimit të tij, ai ishte sulmuar nga dy persona me grushte dhe me armë zjarri.

Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, njësitë policore kanë gjetur një gëzhojë të një arme të kalibrit të vogël, si dhe është vërejtur dera e hyrjes së banesës e dëmtuar dhe e thyer. Gjatë kontrollit në banesat e të përfshirëve, është gjetur dhe sekuestruar një sopatë.

Të dy personat janë shoqëruar në stacionin policor ku janë intervistuar në praninë e avokatëve të tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit, ndaj tyre është iniciuar rasti për veprat penale: Lëndim i lehtë trupor, Dëmtim apo asgjësim i pasurisë, Gjuajtje me armë zjarri apo shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Të dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë dhe janë dërguar në qendrën e mbajtjes. Hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/