image Ekskluzive: Pas lirimit nga spitali, arrestohet dhe ndalohet i dyshuari tjetër për tentim vrasjen në Klinë

Siguri

Ekskluzive: Pas lirimit nga spitali, arrestohet dhe ndalohet i dyshuari tjetër për tentim vrasjen në Klinë

news image

Mesditën e 18 majit, familjet Gashi e Daka nga Klina, u përleshën mes vete si pasojë e një ngatërrese e cila eskaloi në përdorim të armës. Si pasojë e kësaj përleshjeje, mbeti i plagosur Rasim Daka, i cili u dërgua në spital për trajtim mjekësor, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se 6 ditë pas ngjarjes, Rasim Dakës i është përmirësuar gjendja shëndetësore, me ç’rast edhe është liruar nga trajtimi spitalor.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se menjëherë pas daljes nga spitali, Daka është shoqëruar në Stacion Policor, ku është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Gjithë ngjarja dyshohet se ndodhi pasi tre anëtarë të familjes Daka, dyshohen se filluan sulmin ndaj avokatit, Veton Puka, dhe për t’i dalë në mbrojtje këtij të fundit, ndërhyri edhe familja Gashi..

Sipas burimeve të Sinjalit brenda spitalit, përpos Rasimit, plagë ka pësuar edhe Fitim Gashi, i cili është plagosur në këmbë dhe po vazhdon trajtimin mjekësor në spital, teksa Maliq Daka ka dëmtuar disa dhëmbë gjatë përleshjes.

Burimet e Sinjalit thonë se në këtë përleshje u përdorën armë nga Fitim Gashi dhe Rasim Daka, ndërsa të dyshuarit e tjerë janë përfshirë në rrahje.

Fitim Gashi dhe Rasim Daka do të hetohen për kryerjen e veprës penale “vrasje në tentative”, ndërsa të tjerët për ‘pjesëmarrje në rrahje”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/