Policia e Kosovës pas autorizimit nga Prokuroria ka publikuar disa fotografi të dy personave duke kërkuar ndihmë nga qytetarë për t’i identifikuar e më pas për t’i arrestuar.
Siç bën të ditur Policia, thuhet se të dy personat dyshohen për një rast të zjarrvënies e cila ishte raportuar në fund të marsit në Prishtinë.
“Njësiti i hetimeve të stacionit Jugu në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar që shihen në fotografi”.
“Personat kërkohen për përfshirje në një rast të zjarrvënies, që është raportuar në fund të muajit mars Prishtinë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Për këtë rast, sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga momenti kur të dyshuarit kanë djegur një veturë.
Po ashtu, Sinjali ju sjell pamje edhe gjatë momentit kur dy të dyshuarit i afrohen veturë për të ia vënë zjarrin.