Policia rajonale në Gjakovë në koordinim me Prokurorin e shtetit, ka nisur hetimet për një rast të kanosjes ku viktimë është një mjek i Institutit të Mjekësisë së Punës në Gjakovë. I dyshuari tashmë është arrestuar dhe janë zbuluar detajet e rastit, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson ekskluzivisht se viktimë e këtij rasti është mjeku Betim Perteshoni, i cili u kërcënua nga bashkëshorti i koleges së tij infermiere.
Të njëjtat burime kanë bërë me dije se i dyshuari është punëtor i sigurimit në po atë institut.
Sipas informacioneve që posedon Sinjali, i dyshuari e ka kërcënuar mjekun Perteshoni për motive xhelozie, me pretendimin se ia ka ngacmuar gruan.
Si rezultat i denoncimit Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe i dyshuari është arrestuar e shoqëruar në stacion policor.
Pas intervistimit, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Sinjali do t’iu mbajë të informuar në lidhje me këtë rast.