Burime të sigurta të Sinjalit brenda sistemit të drejtësisë bëjnë me dije se Nexhat Gutiq dhe Prekë Tuna, dy zyrtarët e lartë të Policisë së Kosovës nga Peja, janë liruar nga ndalimi pas 24 orësh qëndrimi në mbajtje.
Ata u arrestuan me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë, nën dyshimet për “keqpërdorim të detyrës zyrtare” lidhur me një rast penal ku është përmendur edhe emri i një afaristi të njohur.
Sinjali ka raportuar i pari për arrestimin e tyre, ndërsa burimet tona konfirmojnë se prokuroria nuk ka kërkuar masë të paraburgimit, duke i hapur rrugë hetimeve në procedurë të rregullt.
Ngjarja ka nxitur reagime të forta në opinion, për faktin se Gutiqi ishte ndaluar dy ditë pasi i kishte ndërruar jetë babai, e si rrjedhojë iu mohua e drejta të marrë pjesë në pritjen e të pames.
Sinjali do të sjellë detaje të reja në vijim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!