Gazeta Sinjali ka raportuar se me kërkesë të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), janë suspenduar tre zyrtarë policorë të Njësisë në Gjakovë, si pjesë e një hetimi të brendshëm që është në zhvillim.
Sinjali mëson ekskluzivisht se në mesin e tre zyrtarëve policorë që janë suspenduar është edhe polici Altin Azemi.
Sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, Azemi bashkë me dy policët tjerë dyshohet se kanë kryer veprime të kundërligjshme gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.
Hetimi është iniciuar nga IPK dhe përfshin shqyrtimin e veprimeve të tyre në raste të ndjeshme që lidhen me zbatimin e ligjit në terren.
Të njëjtit janë në masë suspendimi në pritje të përfundimit të hetimeve disiplinore dhe penale, nëse ato konfirmohen.