Njësia e Antidrogës në Policinë Rajonale në Gjilan ka kryer aksion të enjten, në fshatin Koretin në Kamenicë, ku është kapur një person i dyshuar për shitblerje dhe shpërndarje të substancave narkotike. Gjatë aksionit është sekuestruar edhe një sasi e drogës, raporton Gazeta Sinjali.
I dyshuari ka përfunduar në prangat e Policisë dhe tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari që u prangos është Donit Demaj, rreth 20-vjeçar.
Droga që u gjet dyshohet se ishte fshehur nga Demaj, në afërsi të rrugës kryesore, jo fort larg nga shtëpia e tij.
Pas sekuestrimit të narkotikëve, është kryer edhe bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, por nuk është gjetur diçka e dyshimtë.
Me t’u përfunduar procedurat policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje dhe të iniciohet hetimi ndaj tij.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.