image Ekskluzive: Ky është 42-vjeçari i dyshuar për dhunimin e 18-vjeçares në Ferizaj, ka të kaluar kriminale

Ekskluzive

Ekskluzive: Ky është 42-vjeçari i dyshuar për dhunimin e 18-vjeçares në Ferizaj, ka të kaluar kriminale

news image

Gazeta Sinjali raportoi sot për një rast të tmerrshëm të dhunimit të një 18-vjeçareje në Ferizaj, e cila përveç që u keqtrajtua seksualisht, edhe u detyrua të punojë në një lokal në Fushë Kosovë. Tmerri që ajo ka përjetuar dyshohet se nisën që kur u martua para tri vitesh, por s’u lejua të ndahej. Jeta e saj ndryshoi para rreth një viti, kur vajza u njoftua me tashmë të dyshuarin për dhunimin e saj.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Florim Elshanin, 42-vjeçar, i cili tashmë ka përfunduar në prangat e Policisë dhe ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Arrestimin dhe ndalimin e tij e ka konfirmuar edhe Shukri Jashari nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.

Jashari bëri të ditur se së shpejti pritet të bëhet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

Detajet për këtë rast tronditës i gjeni në linkun e mëposhtëm.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. 

/GazetaSinjali/