image Ekskluzive: Ky është hajni i arrestuar për vjedhjen e pijeve alkoolike në një market në Lipjan

Ekskluzive

Ekskluzive: Ky është hajni i arrestuar për vjedhjen e pijeve alkoolike në një market në Lipjan

news image

Vjedhjet janë bërë një fenomen pothuajse i zakonshëm, i cili po vazhdon të shqetësojë qytetarët dhe pronarët e bizneseve të ndryshme. E cak i hajnave shpesh herë janë marketet, në të cilat vidhen gjëra të ndryshme ushqimore, raporton Gazeta Sinjali.

Një vjedhje e tillë ka ndodhur të mërkurën në një market në Lipjan, ku një person ka vjedhur disa pije alkoolike, me ç’rast është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Sipas informacioneve, punëtorët e marketit e kishin zbuluar vjedhjen përmes kamerave të sigurisë dhe më pas e kanë lajmëruar Policinë.

Sinjali mëson se personi i arrestuar për këtë vjedhje është Fatos Xhema, i cili tashmë është dërguar në mbajtje.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Me 24.09.2024 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në marketin kishte vjedhur pije të ndryshme alkooli.  I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, kanë thënë nga Policia.

/GazetaSinjali/