image Ekskluzive: Kryeministri Kurti pritet me vezë në Skenderaj – eskorta e tij goditet gjatë vizitës për përurimin e një çerdheje

Politikë

Ekskluzive: Kryeministri Kurti pritet me vezë në Skenderaj – eskorta e tij goditet gjatë vizitës për përurimin e një çerdheje

news image

Një incident i pazakontë ka ndodhur sot në Skenderaj gjatë vizitës së Kryeministrit Albin Kurti, i cili kishte shkuar për të marrë pjesë në përurimin e një çerdheje në këtë komunë.

Burime të sigurta të Sinjalit brenda institucioneve lokale konfirmojnë se gjatë lëvizjes së eskortës së Kryeministrit, automjetet e saj janë qëlluar me vezë nga persona ende të paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të objektit të çerdhes, ndërsa zyrtarët e sigurisë kanë ndërhyrë menjëherë për të garantuar mbarëvajtjen e vizitës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/