Një mosmarrëveshje lidhur me para ka eskaluar në dhunë fizike në qendër të Prishtinës, duke rezultuar me arrestimin e një personi nën dyshimin për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Ngjarja ka ndodhur më 8 qershor 2026 në rrugën “Luan Haradinaj”, ku Policia është njoftuar rreth orës 12:00 për një incident mes dy personave.
Sipas burimeve të Sinjalit, pas një mosmarrëveshjeje që lidhej me çështje financiare, Erdenay Karagoz dyshohet se e ka sulmuar fizikisht Mesut Karpatin, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Pas raportimit të rastit, njësitë policore kanë ndërhyrë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar të dy palët në stacion policor për procedura të mëtejshme.
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar.
Me urdhër të Prokurorit, ndaj Erdenay Karagoz është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.