Një përleshje fizike mes katër femrave ka ndodhur pasditen e së hënës në lagjen e Spitalit në Prishtinë, duke alarmuar policinë dhe përfunduar me ndalimin e të dyshuarave për 48 orë.
Gazeta Sinjali mëson se rasti ka ndodhur më 9 qershor rreth orës 15:30 në lokalin “Sibora Nails” në rrugën “Konstandin Kristoforidhi”, ku ka shpërthyer një konflikt fizik mes Edona Selmani, Agnesa Selmani Rukovci, Malsore Selimi – motra mes vete, dhe Lisa Ajetit
Sipas dëshmisë së pronares së sallonit, S.E., e cila njoftoi policinë, konflikti nisi kur motrat kishin hyrë në lokal për të “diskutuar” me Lisa Ajetin lidhur me një mosmarrëveshje të mëparshme – por takimi përfundoi në përleshje fizike.
Të dyshuarat janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit në prezencë të avokatëve, me urdhër të Prokurorit Kujdestar janë ndaluar për 48 orë.
Rasti është cilësuar si “Lëndim i lehtë trupor” dhe po hetohet nga njësia përkatëse.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
/GazetaSinjali/