image Ekskluzive: Këta janë tre të arrestuarit për shitblerjen e drogës, 10 gr kokainë u shitën për 500 euro

Ekskluzive

Ekskluzive: Këta janë tre të arrestuarit për shitblerjen e drogës, 10 gr kokainë u shitën për 500 euro

news image

Një hetim me aplikimin e masave të fshehta për kapjen e personave që merren me shitblerjen drogës ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar në Obiliqit. Të dyshuarit u kapën në flagrancë me mbi 16 mijë euro, armë e kokainë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije  tre të arrestuarit janë Fitim Osmani (30-vjeçar), Bekim Rexhepi (47-vjeçar) dhe Elbasan Syla (33-vjeçar), të cilët tashëm ndodhen nën masën e ndalimit policor

Cili është dilleri e cili blerësi i drogës?

Sinjali mëson se Elbasan Syla dyshohet se është takuar në Obiliq me të dyshuarin tjetër Bekim Rexhepi, prej të cilit e ka blerë një sasi të substancës narkotike, kokainë, në vlerë prej 500 eurosh.

Të njëjtit bashkë me të dyshuarin tjetër Fitim Osmani, kanë qenë në vëzhgim nga Policia derisa janë kapur dhe pas kontrollit policor janë konfiskuar mbi 16 mijë euro, dy armë, municion, vetura në të cilën ndodhej i dyshuari, si dhe droga që u shit.

Pas shoqërimit në stacion policor, të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë për veprën penale “Blerja, posedimi, shitja, shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge“.

Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës kushdo që pa autorizim blen ose posedon me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, ose ofron për shitje substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, substanca psikotrope apo substanca analoge, dënohet me gjobë dhe me burgim prej dy (2) deri në tetë (8) vjet .

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/