image Ekskluzive: Këta janë tre të arrestuarit në aksionin ku u kapën mbi 2 kilogramë marihuanë në Prishtinë

Ekskluzive

Ekskluzive: Këta janë tre të arrestuarit në aksionin ku u kapën mbi 2 kilogramë marihuanë në Prishtinë

news image

Policia e Kosovës ka zhvilluar mbrëmë një aksion policor në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë pas arrestimit të tre personave në fshatin Shkabaj, si të dyshuar për shitblerje dhe shpërndarje të substancave narkotike. Sinjali raportoi ekskluzivisht se si rezultat i bastisjeve, janë kapur mbi dy marihuanë dhe janë arrestuar tre persona.

Gazeta Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se tre të dyshuarit që përfunduan në pranga të Policisë janë Leotrim Beka, rreth 27-vjeçar, Arlind Zhegrova, rreth 24-vjeçar dhe Endrit Berbatovci, rreth 23-vjeçar.

Mbi 2 kg drogë e ndarë në disa paketime u kap në shtëpinë e të dyshuarit Beka, ndërsa ai dhe dy miqtë e tij u ndaluan fillimisht nga Njësia e Reagimit të Shpejtë në fshatin Shkabaj dhe pas kontrollit në veturën e tyre, u gjetën rreth 20 paketime me marihuanë.

Përveç drogës, Policia ka konfiskuar edhe veturën e të dyshuarve dhe disa telefona.

Pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor ndaj tre të arrestuarve dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme brenda afatit ligjor.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/