image Ekskluzive: Këta janë të arrestuarit që u kapën me mbi 4 kg marihuanë në Veri, po e transportonin drogën në Serbi

Ekskluzive

Ekskluzive: Këta janë të arrestuarit që u kapën me mbi 4 kg marihuanë në Veri, po e transportonin drogën në Serbi

news image

Foto ilustruese


Një aksion i Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë në Policisë Kufitare, i zhvilluar mbrëmë në fshatin Joshanicë të Leposavict, ka rezultuar me sekuestrimim e 4 kilogramë drogë dhe arrestimin e dy personave të dyshuar për shitblerje të drogës, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesi nga Veriut ka bërë me dije se bëhet fjalë për Nikola Jevtic dhe Milos Mijailovic, të cilët u ndaluan teksa po lëviznin me veturat e tyre me qëllimin që ta dërgojnë drogën në Serbi. 

Në veturën që drejtohej nga i dyshuari Milos, janë gjetur dhe konfiskuar mbi 4 kg lëndë narkotike, marihuanë, të ndara në katër paketime.

Kurse i dyshuarit tjetër, Nikola, ka qenë në përcjellje dhe bashkëpunim me drejtuesin e veturës që kryente transportin e drogës.

Droga, dy veturat si dhe disa telefona janë konfiskuar si dëshmi nga ana e Policisë, kurse të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor.

Pas përfundimit të aksionit, Prokurori i Shtetit ka lëshuar vendim për ndalim ndaj dy të dyshuarve nën dyshimin e arsyeshëm se kanë kryer vepër penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

/GazetaSinjali/