image Ekskluzive: Këta janë dy të rinjtë që u arrestuan sot në Skenderaj pasi u kapën me armë ilegale

Ekskluzive

Ekskluzive: Këta janë dy të rinjtë që u arrestuan sot në Skenderaj pasi u kapën me armë ilegale

news image

Posedimi i armëve ilegale është një dukuri shqetësuese në vendin tonë, pasi që Policia vazhdimisht has në persona të armatosur të cilët cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe rrezikojnë jetën e tyre. Ata shpesh kapen në flagrancë me armët, me të cilat sillen lirshëm, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe sot në Skenderaj, ku dy të rinjë kanë përfunduar në prangat e Policisë pasi janë kapur me armë pa leje.

Sinjali mëson ekskluzivisht se personat që u arrestuan në lidhje me këtë rast janë: Ermal Smakaj (rreth 23-vjeçar) nga fshati Junik dhe Argjent Babaj (rreth 22-vjeçar) nga fshati Llaushë.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se të dyshuarit janë arrestuar sot në fshatin Prelloc, pas një kontrolli në veturën e të dyshuarit.

Gjatë kontrollit të veturës, tek shoferi është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri e llojit pistoletë me shtatë fishek, ndërsa tek pasagjeri është gjetur një mjet i mprehtë (thikë).

Pas intervistimit dhe procedurave të tjera, me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. 

Ndaj të dy të dyshuarve janë iniciuar rastet për veprën penale ,,Mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/