image Ekskluzive: Këta janë dy të arrestuarit për sulmin brutal ndaj pronarit të barnatores ‘Rexal’

Ekskluzive

Ekskluzive: Këta janë dy të arrestuarit për sulmin brutal ndaj pronarit të barnatores ‘Rexal’

news image

Dy personat e dyshuar për sulmin brutal ndaj pronarit të barnatores ‘Rexal’ në Prishtinë janë arrestuar sot.

Burimet e Gazetës Sinjali nga prokuroria konfirmuan se të arrestuarit për sulmin ndaj pronarit të barnatores “Rexal” dy të dyshuarit janë dy vëllezërit Veton dhe Albert Cakolli nga Prishtina.

Të dy vëllezërit tashmë janë në ndalim policor dhe pritet që së shpejti të dalin para gjykatës për të vendosur lidhur me masën e sigurisë që do të kërkohet nga prokuroria.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/