image Ekskluzive: Këta janë dy policët që u suspenduan për sulmin ndaj të prangosurit

Ekskluzive

Ekskluzive: Këta janë dy policët që u suspenduan për sulmin ndaj të prangosurit

news image

Gazeta Sinjali raportoi se janë suspenduar dy zyrtarë policorë të cilët dyshohen për sulmin ndaj të prangosurit afër QKUK-së, gjatë ditës së djeshme.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Bekim Zyranin dhe Afrim Gërxhaliun.

Ata dyshohen se kanë kryer veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.

Dje Gazeta Sinjali ka publikuar një video në të cilën shihet se njëri nga zyrtarët policorë e godet me grusht në kokë një të prangosur, i cili u riarrestua afër QKUK-së, ku ishte dërguar për trajtim mjekësor.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/