Rastet e grabitjeve e të vjedhjeve po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që siguria për të lëvizur edhe në hapësirat publike po rrezikohet. Ndër rastet e shpeshta të grabitjeve janë gjësendet me vlerë, si stolitë e arit, telefonat e çantat e krahut që hajnat arrijnë t’i kapin nga qytetarët nëpër rrugë, raporton Gazeta Sinjali.
Siç raportoi Gazeta Sinjali kështu ndodhi edhe mbrëmë pas mesnate, në Deçan.
Një person u ndal nga dy hajna, të cilët arritën t’ia kapin 1 mijë e 600 euro dhe një telefon – e më pas u zhdukën me një veturë me targa vendore.
Por ndonëse arritën të ikin, pas denoncimit të rastit, u kapën në afat rekord.
Gazeta Sinjali merr vesh ekskluzivisht se dy personat e arrestuar janë: Merlind Cacaj dhe Labinot Tolaj
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia.
“Policia e Kosovës menjëherë i është përgjigjur rastit dhe me të arritur në vendngjarje kanё takuar tre (3) persona tё cilёt kanё informuar se viktima e rastit ishte ndaluar nga dy persona me veturё me targa vendore dhe sipas deklarimit tё viktimës tё dyshuarit ia kanё grabitur një mijë e gjashtëqind (1600) euro dhe njё telefon mobil tё cilët janё larguar në drejtim të panjohur.
Pas një pune intensive të hetuesve, tё dyshuarit janё identifikuar dhe tё njëjtit janё arrestuar. Pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të prokurorit të shtetit tё dyshuarit janё ndaluar për 48 orë.”