image Ekskluzive: Këta janë 9 nga 11 të arrestuarit për skandalin me patentë-shoferë – Përfshihen drejtorë, ekzaminerë e pronarë autoshkollash në Gjilan e Gjakovë

Ekskluzive

Ekskluzive: Këta janë 9 nga 11 të arrestuarit për skandalin me patentë-shoferë – Përfshihen drejtorë, ekzaminerë e pronarë autoshkollash në Gjilan e Gjakovë

news image

Sinjali mëson ekskluzivisht detaje të reja nga aksioni i sotëm i krimeve ekonomike, që ka goditur sistemin e dhënies së patentë-shoferëve në dy qytete të Kosovës.

Nga gjithsej 11 persona të ndaluar, 9 janë të lidhur drejtpërdrejt me qendrat për patentë-shoferë dhe autoshkolla në Gjilan dhe Gjakovë. Të gjithë janë duke u intervistuar nën dyshimin për keqpërdorime në procesin e pajisjes me leje të vozitjes.

Të ndaluarit janë: Kamer Shabani, drejtor i Qendrës për Patentë Shofer në Gjakovë, Kader Saber Arifaj, pronar i një autoshkolle në Gjakovë, Sadri Sutaj, ekzaminer, Avni Avdyli, drejtor i Qendrës për Patentë Shofer në Gjilan, Trim Avdyli, ekzaminer dhe njëherësh djali i drejtorit, Emsh Ahmeti, ekzaminer, Drilon Ahmeti, punëtor i autoshkollës dhe dy të tjerë me pozita të përfshira në procedurat e testimit.

Derisa, Sinjali gjatë ditës ka raportuar edhe për arrestimin e një personi në Viti për armëmbajtje pa leje.

Gazeta Sinjali ka zbuluar ekskluzivisht se i arrestuari është Ekrem Ahmetit, rreth 56-vjeçar.

Ahmeti kishte deklaruar se posedon një armë gjahu të prodhimit turk, e llojit dytytëshe vertikale, dhe rreth dy fishekë të kalibrit 12 mm.

Po, hetimet kanë konstatuar se leja e armës kishte skaduar që nga viti 2011, çka e bën posedimin e saj të paautorizuar në kuptim të ligjit.

Prokuroria po heton dyshimet për manipulim të rezultateve, falsifikim të dokumenteve zyrtare, marrje apo dhënie të ryshfetit, dhe shpërdorim të pozitës zyrtare.

Gjithashtu, Policia ka njoftuar se gjatë kësaj bastisje janë sekuestauar armë, fishekë, para të gatshme, telefona, kompjutera e dokumente.

Gjatë kontrollit u sekuestruan një armë AK47, dy revole, 224 fishekë, para të gatshme në euro dhe franga zvicerane, 17 telefona, 3 kompjuterë, 2 USB dhe dokumentacion i rëndësishëm. Dhjetë nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa një tjetër është liruar në procedurë të rregullt. Hetimet vazhdojnë“, thuhet tutje në njoftimin e Policisë.

Ky aksion pritet të zgjerohen në ditët në vijim me ndalim të mundshëm edhe të kandidatëve që kanë përfituar padrejtësisht patentë-shofer.

Sinjali do të sjellë zhvillimet më të fundit nga ky hetim i ndjeshëm.

Shënim: Personai i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/