image Ekskluzive: Kështu do të rregullohen çmimet e naftës, Sinjali iu sjellë udhëzimin e miratuar nga Qeveria

Politikë

Ekskluzive: Kështu do të rregullohen çmimet e naftës, Sinjali iu sjellë udhëzimin e miratuar nga Qeveria

news image

Qeveria e Kosovës ka miratuar të mërkurën Udhëzimin Administrativ për rregullimin e çmimeve të derivateve të naftës dhe karburanteve të ripërtëritshme si dhe masave tjera mbrojtëse.

Gazeta Sinjali ka siguruar këtë Udhëzim dhe iu sjellë më poshtë detaje se si do të rregullohen çmimet e naftës


Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, në arsyetimin e saj të paraqitur në mbledhjen e qeverisë, tha se ‘udhëzimi ka për qëllim mbrojtjen e konsumatorit, mbrojtjen e konkurrencës dhe mënjanimin e çrregullimit të tregut’.

Kurse naftëtarët më 9 qershor, përmes një shkrese drejtuar kryeministrit Kurti, dhe ministrave të linjës së ekonomisë, kanë kërkuan që të ruhet ekonomia e tregut të lirë dhe që minimalisht marzha (çmimi maksimal) të jetë: për shitje me shumicë 3 për qind dhe për shitje me pakicë 12 për qind.

Sipas naftëtarëve, nëse Qeveria dëshiron të mbrojë konsumatorët, duhet të ulë akcizën dhe Tatimin mbi Vlerën e Shtuar për naftën, sikurse, siç thanë, kanë bërë vendet e tjera të rajonit dhe Bashkimit Evropian.

Qeveria më 1 mars pati marrë vendim që të përcaktojë çmimet shitëse maksimale apo marzhat tregtare me shumicë dhe pakicë.

Sipas këtij vendimi, marzha më e lartë tregtare ishte deri në 4 për qind të çmimit të shitjes, ndërkaq te shitësit me pakicë marzha më e lartë ishte në 6 për qind.

Çmimet e naftës janë rritur së fundmi në Kosovë. Aktualisht një litër naftë ka çmimin mbi 1.91 euro.

Çmimet dhe kërkesa për naftë janë rritur në tregjet ndërkombëtare pas ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Ukrainë.

/GazetaSinjali/