image Ekskluzive: Ja kush është emëruar Ushtrues i Detyrës së kryeshefit të Infrakosit

Politikë

Ekskluzive: Ja kush është emëruar Ushtrues i Detyrës së kryeshefit të Infrakosit

news image

Gazeta Sinjali sot raportoi se me vendim të Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore – Infrakos, është shkarkuar kryeshefi ekzekutiv i kësaj ndërmarrjeje, Hysen Nikçi.

Sinjali ka mësuar se pas shkarkimit të Nikçit, është emëruar edhe zëvendësi i tij.

Zymer Zeka që mbante postin e Drejtorit të Financave, është emëruar Ushtrues Detyre i kryeshefit të Infrakosit.

Ai sipas ligjit duhet ta mbajë postin jo më shumë se gjashtë muaj.

Ndryshe Nikçi pas shkarkimit ka folur për Gazetën Sinjali. Ai tha se bordi arsye të shkarkimit ia dha konkursin me të cilin emëruar, i cili sipas tyre nuk kishte qenë transparent.

Po ashtu këtë e quajti hakmarrje politike ndaj tij.

“Është bërë për hakmarrje ndaj meje sepse unë shquhem për profesionalizëm, kam shumë vite punë, andaj këta sigurisht që nuk munden me i realizuar qëllimet e veta përmes meje, sepse toleranca dhe korrupsioni me mua ka qenë zero”, tha kryeshefi i shkarkuar Nikçi. /Gazeta Sinjali/