image Ekskluzive: I dënuari me 100 ditë burgim shëtiste lirshëm rrugëve në Prishinë - Kapet nga policia dhe dërgohet për vuajtje të dënimit (EMRI)

Ekskluzive

Ekskluzive: I dënuari me 100 ditë burgim shëtiste lirshëm rrugëve në Prishinë – Kapet nga policia dhe dërgohet për vuajtje të dënimit (EMRI)

news image

Arratisja e personave të dënuar me urdhër të lëshuar nga gjykata është një dukuri shqetësuese në Kosovë, që po ndodh shpesh. Shumë të dënuar arrijnë t’i shmangen vuajtjes së dënimit për periudha të gjata, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se mbrëmjen e së shtunës është arrestuar në Prishtinë personi i kërkuar nga drejtësia, Kastriot Dragaj, 35 vjeçar.

Sipas burimeve të Sinjalit, rreth orës 19:00 të datës 5 korrik 2025, njësia policore ka hasur të dyshuarin në rrugën “Vicianum” dhe pas verifikimit në sistemin elektronik SIPK ka rezultuar se ndaj tij ekzistonte një urdhër arrest aktiv i lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

I dyshuari është ndaluar menjëherë dhe, bazuar në urdhrin e gjykatës, është dërguar për vuajtje dënimi prej 100 ditësh në burgun e Hajvalisë.

Rasti është klasifikuar si “Realizim i urdhëresës gjyqësore”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/