image Ekskluzive: I arrestuari për shitblerje të drogës në Prizren ka të kaluar kriminale - detaje të reja

Politikë

Ekskluzive: I arrestuari për shitblerje të drogës në Prizren ka të kaluar kriminale – detaje të reja

news image

Gazeta Sinjali ka raportuar më herët se Njësia Antidrogë në Prizren ka ndaluar për kontrollë një të dyshuar të cilit i ka gjetur drogë në veturë.

Rasti është zbuluar në rrugën “Mark Krasniqi”, në Prizren derisa njësia policore që po patrullonte në atë zonë e ka ndalur atë.

I dyshuari që është ndaluar nga Policia, siç mëson Gazeta Sinjali është Gazmend Domgjoni, të cilit pas kontrollit policor i janë gjetur substanca narkotike.

Për rastin ka folur edhe Policia.

“Njësiti DHTN Prizren ka arrestuar të dyshuarin  mashkull kosovar pasi që, gjatë kontrollit në veturë  i është gjetur dhe konfiskuar: 3.79 gram kokainë, 280 euro, një telefon celular dhe vetura e të dyshuarit”.

Kush është Gazmend Domgjoni?

Gazeta Sinjali zbulon se Domgjoni njihet si diller i drogës dhe është emër i njohur edhe për autoritetet policore.

Ai ka të kaluar kriminale dhe konsiderohet si njeri i “rrezikshëm”, mëson Gazeta Sinjali nga burimet.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Domgjoni do të hetohet për veprën penale: “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/