image Ekskluzive: Hajnat i hyjnë në dhomë të fjetjes burrit nga Prishtina, ia marrin armën me leje dhe municion

Ekskluzive

Ekskluzive: Hajnat i hyjnë në dhomë të fjetjes burrit nga Prishtina, ia marrin armën me leje dhe municion

news image

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet e grabitjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri për bizneset dhe qytetarët, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast, por më i pazakontë ka ndodhur në Prishtinë, ku disa persona kanë hyrë me forcë në një banesë dhe e kanë vjedhur një armë zjarri me leje.

Rastin, siç merr vesh Gazeta Sinjali, e ka raportuar pronari, i cili ka treguar se armën e kishte në dhomën e tij të gjumit.

Të dyshuarit, që ende nuk janë identifikuar nga Policia, kanë depërtuar në dhomën e tij të gjumit dhe kanë marrë armën e tij të regjistruar dhe një sasi municioni.

Policia me ta marrë vesh rastin ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer ekzaminimet fillestare.

Me urdhër të Prokurorit rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë” dhe hetimet janë duke vazhduar për të identifikuar dhe arrestuar autorët.

/GazetaSinjali/