Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, do ta lirojë nga detyra Hysen Muzliukaj, i cili u arrestua sot mbi dyshimet për keqpërdorim të pozitës.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfimruar Flutur Mustafa, shefja e kabinetit të ministrit Peci.
“Ministri Faton Peci, deri sa drejtësia ta thotë fjalën e fundit, Z. Muzliukaj do ta lirojë nga detyra”, tha ajo për Gazetën Sinjali.
Ai u arrestua në një aksion të Policisë kundër korrupsionit.
Muzliukaj dyshohet për korrupsion gjatë kohës sa ishte drejtor në Drejtorinë për Kadastër dhe Gjeodezi.