image Ekskluzive: Endrit Shala për Sinjalin – Nisma nuk ka marrëveshje me Vetëvendosjen, qëndrimi mbetet i pandryshuar

Politikë

Ekskluzive: Endrit Shala për Sinjalin – Nisma nuk ka marrëveshje me Vetëvendosjen, qëndrimi mbetet i pandryshuar

news image

Sekretari për marrëdhënie me publikun në Nismën Socialdemokrate, Endrit Shala, në një deklaratë për Gazetën Sinjali ka mohuar kategorikisht se ekziston ndonjë marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje për bashkëqeverisje apo për ndonjë pozicion në Qeveri.

Nuk ka marrëveshje me Vetëvendosjen. Qëndrimi ynë është i njëjtë dhe nuk ka ndryshuar,” ka deklaruar Shala, duke iu referuar qëndrimit të mëhershëm të kryetarit të partisë, Fatmir Limaj.

Ai ka rikujtuar se Limaj në intervistën e fundit ka qenë i qartë:

Ne jemi të gatshëm të kontribuojmë me votat tona në Kuvend për ta tejkaluar krizën institucionale, por jo për të hyrë në Qeveri“.

Sipas Shalës, Nisma Socialdemokrate që nga fillimi ka propozuar një partneritet në nivel parlamentar, ku Fatmir Limaj do të ishte Kryetar i Kuvendit – një zgjidhje që, sipas tij, do të garantonte stabilitet institucional dhe funksionim demokratik të Kuvendit.

Ne e kemi paraqitur qartë ofertën tonë – nuk bëhet fjalë për ndarje pushteti, por për rikthim të funksionit normal të institucioneve,” përfundoi Shala për Sinjalin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/