image Ekskluzive: E godet me thikë pas një fjalosjeje në trafik – ndalohet 48 orë i dyshuari në Fushë Kosovë (EMRI)

Ekskluzive

Ekskluzive: E godet me thikë pas një fjalosjeje në trafik – ndalohet 48 orë i dyshuari në Fushë Kosovë (EMRI)

news image

Një mosmarrëveshje e çastit në komunikacion ka përfunduar me sulm fizik dhe përdorim të thikës në mesditën e së shtunës në Fushë Kosovë.

Burimet e Sinjalit mësojnë se rreth orës 15:40 të datës 5 korrik 2025, në afërsi të semaforëve në Bresje, është raportuar një sulm ndaj një personi për shkak të një konflikti verbal që kishte lindur në trafik. D. B,, 25 vjeçar, viktima, ka deklaruar në polici se është sulmuar me thikë nga Meriton Mehani, 30 vjeçar.

Pas denoncimit, policia ka kontaktuar të dyshuarin, i cili është paraqitur në Stacionin Policor në Fushë Kosovë dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Me vendim të Prokurorit Kujdestar, ndaj Mehanit është inicuar rasti penal që u përgjigjet veprimeve të tij dhe është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Hetimet janë duke vazhduar, ndërsa motivet e plota të incidentit po sqarohen.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/