image Ekskluzive: Bie në pranga të Policisë një person i dyshuar për laboratorin e drogës në veri (FOTO)

Siguri

Ekskluzive: Bie në pranga të Policisë një person i dyshuar për laboratorin e drogës në veri (FOTO)

news image

Më 23 maj, Policia dhe Dogana zhvilluan një aksion në fshatin Rudine të komunës së Zveçanit, kundër prodhimit ilegal të kriptovalutave, por që rezultoi me zbulimin e një laboratori të drogës. Në një objekt në këtë fshat u zbulua laboratori ku u gjetën të mbjella mbi 10 mijë fije bimë të gatshme për t’u shitur ilegalisht në treg. Sinjali mëson se lidhur me këtë rast, sot është arrestuar një person në veri të Mitrovicës.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për Milos Maksimović-Žuti, i cili është prangosur në rrugën “Kralja Petar”, si i dyshuar për përfshirje në këtë rast.

Muajin e kaluar, Sinjali pati raportuar se pronari ku u gjet laboratori është Sinisha Nedeljkoviç, i cili është pronar edhe i një objekti tjetër, në qendër të Zveçanit.

Kujtojmë se gjatë këtij aksioni zyrtarët e policisë dhe doganave janë gjuajtur me armë zjarri por aksioni vazhdoi me sukses pa asnjë lëndim apo dëm material.

Detaje të tjera lidhur me rastin i gjeni në linqet e mëposhtme.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/